Ja si funksiononte grupi i trafikimit të emigrantëve ilegalë drejt ShBA, Kanada dhe Angli. Roli i shoferëve që niseshin nga Shqipëria

0
86

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt ShBA, Kanada, Angli, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 24 persona, ndërsa gazetarja Anila Hoxha ka siguruar dosjen që zbardh aktivitetin e paligjshëm të tyre. Në dosje thuhet se baza e aktiviteteve të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nga territori Europian Shengen për në Britaninë e Madhe, gjendej në Kosovë (Prishtinë dhe Prizren) dhe në Tiranë.

 

Dyshohet se migrantëve këtu në Shqipëri u kërkohej që të dorëzonin shuma të konsiderueshme parash.

“Pjesëtarët e grupit kriminal, të akuzuarit Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir Qema, E. Haxhiu, A. Memaj, B. Çoku, A. Tanushi, A. Memaj, të akuzuar për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, për qëllime fitime, shfaqen të vetëdijshëm për karakterin e paligjshëm të aktiviteteve të tyre.

Nga përgjimet telefonike rezulton se me bashkëkombasit ata përdorin komunikimin edhe me internet përmes Whatsapp dhe përdorin fjalor të koduar”, citohet në dosjen e siguruar nga Anila Hoxha./ TCH

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here