Pas skandalit kërkojmë dorëheqjen e Ardi Veliut…

0
124

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sot është përfshirë në një skandal të padëgjuar më parë.

Duke u përpjekur të justifikojë dhunën shtazarake të 4 policëve ndaj një adoleshenti, sot Ardi Veliu duke raportuar në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, ka nxjerrë një video, që gjoja mamaja e djalit të dhunuar, luante me pistoletë në dorë.

Por videoja e bërë publike nga Veliu, ka rezultuar se ishte pjesë e një filmi ku luan edhe Zaida Çobo, mamaja e djalit të dhunuar

Pas skandalit ku është përfshirë Ardit Veliu, kanë nisur dhe kërkesat për shkarkimin e kryepolicit.

‘Kërkojmë dorëheqjen e Ardi Veliut. Ardi Veliu justifikoi sot dhunën ndaj minorenit duke nxjerrë një video të jëmës me pistoletë. Duke thënë se ‘shih nga ca familje vjen’. Tani del që e jëma ka qenë duke luajtur në një film’, shkruan në Facebook Genc Sejko.

LEXO EDHE :

http://www.standard.al/2020/05/29/deklarate-e-papranueshme-nga-veliu-justifikon-dhunen-e-policise-ndaj-15-vjecarit-me-videon-e-nenes/

http://www.standard.al/2020/05/29/nena-e-djalit-te-dhunuar-nga-policia-nxjerr-bllof-ardi-veliun-eshte-vjedhur-nga-fb-im-dhe-eshte-pjese/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here