A ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës? Ja si përgjigjet kreu i opozitës…

0
15

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një intervistë në emisionin “Opinion” ka hedhur poshtë çdo zë për një marrëveshje aktuale apo paszgjedhore mes tij dhe Kryeministrit Rama.

Fevziu: A ka një marrëveshje të diskutuar apo të  nënkuptuar, sy më sy apo me ndërmjetës, mes jush dhe Kryeministrit Rama, për këtë situatë dhe atë post zgjedhjeve 202?

Basha: Propagandë e lodhur dhe e vjetër. E para punës atë që e shpërndajnë kanë versione të ndryshme. Të njëjtën njerëz thonë në mëngjes thonë që ka marrëveshjë që Rama të bëhet President dhe Meta Kryeministër dhe pasdite thonë që Basha Kryeministër dhe Rama President.

Tani të them diçka serioze.

Përtej dallaverexhinjve të vegjël dhe provincialë, që megjithëse u pasuruan, ndërtuan vila, blenë makina e prapë se prapë mbetën provincialë të vegjël, përtej dallaverexhinjve të Tiranës, ka dy gjëra fondamentale, që s’ka të bëjnë as me ata dhe as me darkat e tyre për të mbajtur në këmbë një kufomë si Edi Rama.

E para nuk ka për të patur ndryshim të vërtetë pa ndëshkuar Ramën Veliajn, ministrant e tyre për çdo shkelje ligjiore. Rruga mund të mos jetë e shpejtë, por ky është zotimi im personal si kryetar i opozitës dhe nesër drejtues i ardhshëm.

Nuk do të ketë as aministi të fshehur dhe as marrëveshje për këtë. Nuk kam as mllef dhe as diçka personale. Por kam realizimin, që pa ndëshkimin e krimeve, ajo shoqëri i përsërit ato.

E dyta, si mund të mendohet që të jemi bashkë? Rama i ka bërë zgjedhjet e veta, paratë e shqiptarëve 2 miliardë euro ja ka dhënë oligarkëve, mbi 700 milionë euro i ka bërë buzëkuq elektoral. Nuk ka komb në Ballkan dhe Europë që i janë rritur taksat më shumë se shqiptarëve në këto 7 vite. Sa e ke taksën? 23 % ka shkuar apo jo? Faturat e energjisë? Karburanti më i shtrenjti në Europë? Ja dha tendera oligarkëve dhe bleu pllaka që dalin me shiun e parë. Unë kam një tjetër projekt që është anulimi i këtyre projektve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here