Policët në pension 55 vjeç, Fishta: Projektilgj abuziv, diskriminon komisarët dhe drejtuesit e lartë

0
85

Kreu i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta, tha se projektiligji për daljen në pension në moshën 55 vjeç të punonjësve të policisë është abuziv ashtu si nenet e këtij projektligji.

Sadedin Fishta: ‘‘Sindikata ka vërejtur disa shkelje në hartimin e këtij projektligji, shkelje kushtetuese dhe ligjore të policisë së shteti. Sindikata nuk ka marrë pjesë në hartimin e këtij projektligji si grup interesi, por e kemi marrë vesh kur ka dalë në faqen e Ministrisë së Brendshme.

Fisha tregoi për Ora News se ku e kundërshton projektilgjin.

Në një kohë të shkurtër jemi detyruar t’i dërgojmë Avokatit të Popullit dhe parlamentit ankesat tona. Këto kërkesa kanë të bëjnë me dy pika të këtij projektligji. Një prej tyre është për një detyrim që kanë punonjësit për të punuar në 700 orë deri në momentin e daljes në pension të parakohshëm. Nëse kjo nuk kryhet punonjësit mund t’i ndërpritet gjysma e përfitimit financiar. Pika e dytë ka të bëjë me një apekt ligjor, me daljen në pension të në bazë të ligjeve të policisë së shtetit, ku një punonjës mund të dalë në pension kur del 65 vjeç. 

Këto i ka të përcaktuara saktë ligji i policisë së shtetit. Fakti që ky projektligj mundëson largimin e punonjësve kur mbush moshën 55 vjeç, konsiderohet shkelje. Arsyet e largimit me propozim të eprorit mund t’i largojmë abuzive sepse edhe ky nen është abuziv. Ato punonjës që variojnë nga grada e nënkomisarit dhe e drejtuesit të lartë, pasi ky projektligj këtë kategori e diskriminon.”

Një ditë më parë, Sindikata e Policisë kundërshtoi projektligjin për trajtimin financiar të policëve mbi 55 vjeç, nëpërmjet një letre dërguar Kuvendit dhe kreut të saj Gramoz Ruçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here