Pasiguria po largon të rinjtë, pedagogia: S’ka tërmet më të madh për vendin se sa ikja e moshës 20-24 vjeç

0
123

Jani Nini, student në Fakultetin e Shkencave Sociale nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Shqipëria pas diplomimit.

“Nëse do të kisha mundësi të kisha një karrierë më të mirë jashtë do ta mendoja”, thotë ai.

Bashkëmoshatarë të tij e shohin plot sfida të ardhmen në vendin e tyre ndaj sytë i kanë tej kufijve.

“Njëra nga arsyet është edhe studimi, puna gjendet më lehtë.”

“Këtu nuk shohim ndonjë të ardhme shumë të ndritur.”

Në një vit vendin e kanë braktisur afro 15 mijë të rinj të grup-moshës, 20-24 vjeç. Pedagogia Majlinda Keta, e cila është në kontakt të vazhdueshëm me studentët e njeh shqetësimet e tyre, thotë se ata po i largon pasiguria.

“Kanë pasiguri për pjesën e asaj që do të ndodhë në të ardhmen. Merr përsipër të gjitha llojet e risqeve por mjafton që të bëjë një rrugëzgjidhje në të cilën ai mbas një moshe të caktuar të paktën do të jetë një jetesë e cila do të sigurojë minimale”, thotë ajo.

Të rinjtë vetëm ikin, në 5 vite u larguan mbi 53 mijë persona
Me pasoja të rënda ekonomike dhe sociale ky largim pritet t’i kushtojë shtrenjtë vendit.

“Ikja e kësaj fashete moshe do të jetë me pasoja jashtëzakonisht të rënda për çështjen e demografisë shqiptare, për raportin e forcës së punës, raporteve shumë të mëdha të politikave shtetërore”, shton Keta.

Për të frenuar eksodin e të rinjve Majlinda Keta thotë se nevojitet më shumë investim në edukim si dhe politika mbështetëse.

“Rikthimi i vëmendjes konkrete, jo me demagogji ndaj arsimit dhe politikave rinore mbështetëse është një emergjencë e gjithë qeveritarëve dhe shtetarëve të Republikës së Shqipërisë. Tërmet më të madh për kombin dhe për shtetin se sa të ikë mosha 20-24 vjeç nuk ka”, tha Keta.

Në një vit, për shkak të pandemisë dhe emigracionit popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie me 1.3 %.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here