“Astiri”, Bashkia kapet në shkelje, Avokati i Popullit: Ndoqi proces të pjesshëm dhe të mangët

0
98

Avokati i Popullit ka gjetur shkelje të rënda përsa i përket shembjes së ndërtesave të zona e Astirit para disa muajsh.

Bazuar në raportin vjetor të Avokatit të Popullit për 2019 të dorëzuar në Kuvend, evidentohet se gjatë procedurës së ndjekur nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për çështjen e Astirit rezulton se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

“Avokati i Popullit konstaton se nga ana e ARRSH-së janë kryer veprime haptazi në kundërshtim me ligjin të cilat konsistojnë në mospërmbushjen e rregullt të detyrës prej të cilës i është shkaktuar dëm ekonomik shtetit dhe njëkohësisht dëm ekonomik pasuror individëve të prekur nga shembja pa kriter e banesave dhe aktiviteteve private tregtare që ndodheshin në aksin rrugor që preket nga projektit për ndërtimin e segmentit rrugor “Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja.”

Sipas raportit të paraqitur nga Avokati i Popullit në këtë proces janë ndeshur shumë mangësi.

Nga përgjigjia zyrtare që është marrë prej Agjencisë së Zhvillimit të Territorit rezulton se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar vetëm lejen e zhvillimit por jo atë të ndërtimit.

Në këto rrethana nga Avokati i Popullit është konstatuar se të gjitha organet ligjzbatuese të përfshira në këtë proces kanë dështuar për të ndaluar punimet e kryera pa leje apo edhe përgatitjet e kantierëve të ndërtimit pa leje nga kompanitë fituese.

Edhe bashkia e Tiranës si një bashkëpunuese rezulton të ketë ndjekur një proces të pjesshëm dhe të mangët.

Megjithatë një problematikë tjetër thelbësore e evidentuar në raport është dhe fakti i përfshirjes në procedurat e shpronësimit të disa individëve pa dijeni e tyre pa u njoftuar nga autoriteti përfitues.

Problematika e analizuar në këtë raport konstaton mungesë transparence dhe mosreagim të organeve publike të përfshira në të gjithë procedurat e projektit.

Sipas Avokatit të Popullit, subjekti që ka kryer këto prishje objektesh dhe që u ka shkaktuar një dëm konkret pronarëve të tyre është ende i paidentifikuar dhe për këtë arsye është kërkuar ndjekja e mëtejshme e kësaj çështje nga ana e prokurorisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here