Mjekët në SHBA: Pse koronavirusi mund të rrezikojë rëndë edhe 20-vjeçarët…

0
120

Mjekët në Amerikë besojnë se sëmundja inflamatore e ngjashme ne atë të quajtur Kawasaki, mund të prekë edhe të rriturit në fillim të njëzetave.

Kjo sëmundje, e cila besohet se shkaktohet nga koronavirusi, deri tani mendohej se prekte vetëm fëmijët e vegjës, por si duket tashmë janë regjistruar edhe raste në të rritur. Sipas disa artikujve të Washington Post, disa të rinj në të njëzetat po trajtohen për këtë lloj sëmundjeje në San Diego dhe New York, shkruan abcnews.al

Duket se pacientët në fjalë kanë qenë të infektuar me virusin korona, por kanë zhvilluar antitrupa. Pra virusin e kishin marrë disa javë përpara se t’u shfaqej sindroma e pazakontë.

Besohet se kjo gjendje hiper-inflamatore është një përgjigje e vonuar e sistemit imunitar ndaj virusit.

Sipas asaj që thonë mjekët amerikanë,  pacientët e rritur që shfaqin simptoma të kësaj sëmundjeje të re, kanë probleme shëndetësore më të rënda se fëmijët. Si pasojë atyre u preken mushkëritë dhe zemra.

Trajtimet e përdorura deri më tani duket të jenë efektive dhe përfshijnë asteroide, antikoagulantë, imunoglobulinë, dhe me raste nevojitet ventilatori dhe kalimi në kujdesin intensiv. /abcnews.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here