“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë/ Presidenti Meta rikujton gjykatësin italian në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia

0
139

Kreu i shtetit, Ilir Meta nepermjet nje postimi ne Facebook ka kujtuar gjykatësin italian Giovanni Falcone në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia. Ai shkruan se “Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Postimi i plote

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë.
Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”.

Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te Drejtesia.

Fotografia e Ilir Meta
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here