Foto/ Kapet gomonia me 1 ton kanabis, pranga dy shqiptarëve në Bari

0
157

Një tjetër gomone me të cilën transportohej lëndë narkotike, ka rënë në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive, shqiptare dhe asaj italiane.

Në prangat e policisë kanë rënë 2 shqiptarë në inicialet A.Dh. vjeç 51 dhe E. A. vjeç 25.

Operacioni ka ardhur falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me Guardia di Finanza dhe me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex.

Ndërkaq, vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë së shtetit: 

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive, Shqiptare dhe asaj Italiane.

Pasditen e djeshme u ndalua dhe sekuestrua një gomone rreth 8 metra e gjatë.

Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjeç 51 dhe E. A. vjeç 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.

Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

(Gomonia e ndaluar nga Guardia di Finanza)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here