Një ditë më parë ai denoncoi mosfunksionimin e aparaturës së mamografisë në Poliklinikën e qytetit të Vlorës, në emisionin investigatv Stop, por sot kur u zgjua si çdo ditë gjeti makinën e tij të djegur.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se mjeku radiolog Egli Veliu e kishte parkuar si çdo mbrëmje makinën e tij tip “Opel Vectra” me targë AA 851 JN para shtëpisë në rrugën ‘Merjeme Gjomemo” në lagjen “15 Tertori” të Vlorës, ndërsa gjatë orës 02:15 dyshon se i kanë vënë zjarr të qëllimshëm.
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për këtë ngjarje.