Grabitësi serial i  femrave/ Një 33-vjeçar në kryeqytet vidhte çanta dore e celularë në mes të rrugës, arrestohet

0
147

grabit cantenNjë 33-vjeçar është vënë në pranga ditën e djehsme pasi dyshohet se ishte grabitës serial i femrave të pashoqëruara në rrugë. Arrestimi i tij u bë i mundur nga efektivët e njësisë speciale “Shqiponja”. Personi i arrestuar në flagrancë nga efektivët e kryeqytetit është 33-vjeçari Zymer Jerina, i cili sapo i kishte vjedhur një femre çantën e dorës dhe celularin që kishte me vete. Nga raportimi i policisë bëhet e ditur se grabitja ka ndodhur në zonën pranë Stacionit të Trenit dhe pas ndërhyrjes së njësisë speciale “Shqiponja” u arrit edhe arrestimi në flagrancë i 33-vjeçarit Jerina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency