Dialogu për Reformën Zgjedhore? Basha: Nëse dështon, PS përgjegjëse! Ne s’mund të jemi pjesë e një procesi fasadë!

0
136

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ne nje deklarate per mediat se për opozitën është kusht që t’iu ofrojë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ne do bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të garantuar një proces, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre të votës. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja jonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e një procesi fasadë. Nuk varet nga ne rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore. Veprat e javës së kaluar treguan se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është përgjegjëse për pengimin e reformës. Ne do bëjmë gjithcka për t’iu dhënë shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje”, deklaroi Basha.

Pyetje: Kërkesa e Metës për hetim ndërkombëtar ishte pjesë e diskutimit?

Basha: Hetimi i tyre është kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, që do të bëhet realitet vetëm kur vendi të mos kontrollohet nga qeveria. Nuk e di sa i mundur do të jetë në këto kushte, por me këtë qeveri ky krim nuk mund të hetohet.

Pyetje: Dua t’iu ripyes edhe njëherë, do të ktheheni në tryezën e Reformës Zgjedhore?
Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi kusht të ofrojmë zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk ka vullnet nga pala tjetër. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është tërëssisht e PS, fasadë nuk mund të jetë.

Pyetje: Nesër ka sërish protestë, do të jeni dhe ju?
Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jetë edhe nesër në protestë. Ky është e keqja e Shqipërisë, po shkatërron Shqipërinë. Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë se largimi i kësaj të keqeje, i Edi Ramës, është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here