Basha thirrje BE-së nëpërmjet ambasadorëve: Plan financiar për të mbështetur familjet shqiptare të goditura nga kriza

0
88

Kryetari i opozitës Lulzim Basha pas perfundimit te mbledhjes me aleatet dhe prnaine e mabasdoreve te BE-së, i ka bërë thirrje, vendeve të BE, të hartojnë një plan afatmesëm ose afatgjatë për të mbështetur familjet shqiptare që janë goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

“Në vend që të ecej në drejtim të 15 kushteve për hapjen e negociatave, – tha Basha, – që janë dhe hapat për të dalë nga kriza në vend, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës, kriza po thellohet, veprimet e javëve të fundit po e thellojnë edhe më shumë krizën politike, po elargojnë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa.

Opozita mbetet e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe në plotësimin e 15 kushteve, sepse kjo është mënyra e vetme për t’u shërbyer njerëzve , ndaj sot kam kërkuar nga ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ndihmën e vendeve anëtare që Shqipëria të mund të plotësojë kushtet për integrimin, që të mundë të hapë negociatat, të mund të ketë ndihmën e nevojshme politike dhe financiare që ka sot nevojë më shumë se kurrë për të përballuar situatën krejtësisht në krizë politike, ekonomike, sociale dhe ka edhe më të nevojshme për shkak të pasojave shkatërruese të COVID-19.

Çështja e dytë është çështja e ekonomisë, ku Shqipëria për shkak të vendimeve të Edi Ramës për t’i çuar paratë edhe në kohë pandemie te një grusht oligarkësh me afera korruptive dhe jo tek njerëzit në nevojë, si rezultat shumica dërrmuese e shqiptarëve gjenden në kushte pamundësie ekstreme. 50% e popullsisë para pandemisë ishte në kushte varfërie, tani kjo përqindje ka shkuar thuajse në 7 në dhjetë familje shqiptare, e shohin veten në zgrip. Në fundin e majit nuk do të ketë asnjë mbështetje simbolike . në tërësi situate e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, biznesi që po mbyllet, bizneset e mëdha prodhuese po vijnë në vështirësi të mëdha, bujqësia është ën situatë të ëvshtirë.

Në këtë kuadër duke i falenderuar për ndihmën që i kanë rezervuar Shqipërisë në kuadrin e solidaritetit për të gjitha vendet e Ballkanit perëndimore, kam kërkuar që pranë qeverive të tyre të bëjnë apel të shikojnë mundësinë e rritjes së mbështetjes ekonomike për vendin.

Këto qenë dy shqetësimet kryesore që kamë ndarë me ta. E para që ky Kryeministër e kjo qeveri, jo vetëm nuk po e ndihmojnë, por e pengojnë integrimin, ku i kam siguruara që unë personalisish dhe I gjithë koalicioni opozitar do të bëjë gjithçka për të ecur përpara me procesin e integrimit dhe së dyti, katastrofa ekonomike që ndohet vendi dhe që së bashku me BE të farkëtojmë një plan jo për të dalë nga kjo situatë, por një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash për të mbështetur njerëzit, familjet shqiptare, veçanërisht për krizën ekonomike, punësimin që po kthehet në një plagë që ishte e madhe edhe para pandemisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here