Rilindasit, këta talebanë të kulturës dhe dhunues të popullit….

0
121

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një sjellje që mund të krahasohet vetëm me atë talebanëve që hodhën në erë kulturën mijëra vjeçare të verbuar nga ekstremizmi. Edhe Rilindasit u shfaqën sot si një fe e re, të verbuar nga etja për qindra milionë euro dhe të dhunshëm njëlloj si gjithë ekstremistët

Teatri Kombëtar nuk është më. Më shumë se 80-vjet histori, kulturë dhe simbole të artit shqiptar u shkatërrua në mënyrën më barbare nga policia orët e para të mëngjesit të së dielës. Në pabesi të plotë forcat e rendit dhe gjithë strukturat e sigurisë hynë në ndërtesë duke rrahur, dhunuar artistët që ndodheshin brenda dhe qytetarët që tentuan t’i ndalojnë. Aktorë të njohur të skenës u trajtuan si kriminelë ordinerë duke u tërhequr zvarrë në mes të Tiranës. Vajza dhe gra u goditën, fyen dhe poshtëruan nga forcat e rendit vetëm se donin që kjo ndërtesë historike të mbetej në këmbë. Në orët e para të mëngjesit Tirana e së dielës së 17 majit me sirena policie, dhunë, gaz helmues dhe shkopinj gome mbi njerëzit e artit dhe të kulturës, Rilindasit pushtuan Teatrin Kombëtar. Edmond Budina, Neritan Liçaj dhe aktorë të tjerë të teatrit u dhunuan barbarisht.

Dhuna, arrestimet dhe sjellja çnjerëzore e policisë u pa dhe mbi drejtuesit e opozitës. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u arrestua nga banditë të policisë. Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi u dhunua para mediave dhe shoqërua në polici. Kryetarja e Forumit të Gruas së PD, Albana Vokshi u godit dhe u tërhoq zvarrë nga policia. U goditën edhe Edi Paloka dhe Flamur Noka. Lista e qytetarëve, artistëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës që dje u goditën kafshërisht është e pafund. Është skandaloze që në Shqipërinë e vitit 2020 shteti bie në nivel banditësh dhe barbarësh që flasin vetëm gjuhën e dhunës.

Shkeljet ligjore për shembjen e teatrit dhe atentatet ndaj qytetarëve dhe artistëve janë të pafund. Në pak orë policia, qeveria, bashkia dhe çdo qelizë e shtetit u kthye në një bandë mafioze. Prokuroria, SPAK dhe çdo dreq institucioni i drejtësisë në këtë vend, sot duhet të kishin treguar respekt për detyrën që mbajnë dhe të kishin ndalur kasaphanën. Por askush nuk foli. Të gjitha institucionet që janë garanti i ligjeve dhe ruajnë qytetarin nga abuzimi i shtetit, sot ishin në krah të anti ligjit duke na shfaqur fytyrën më të shëmtuar të një regjimi.

Me këtë heshtje të SPAK dhe prokurorisë reforma në drejtësi ra në lumë mu para syve të krejt popullit.

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një sjellje që mund të krahasohet vetëm me atë talebanëve që hodhën në erë kulturën mijëra vjeçare të verbuar nga ekstremizmi. Edhe Rilindasit u shfaqën sot si një fe e re, të verbuar nga etja për qindra milionë euro dhe të dhunshëm njëlloj si gjithë ekstremistët.

Shembja e Teatrit Kombëtar është nga ato ngjarje që shënon një epokë të re. Vetëm se jo gjithmonë epokat e reja janë moderne dhe vijnë për mirë. Rilindja na tregoi sot se ka nisur epoka e barbarëve. Epoka e njerëzve pa moral, që nuk njohin ligje dhe as kod etik. Dhuna ndaj grave dhe vajzave, studentëve dhe arrestimi i një nga drejtuesve të opozitës është fundi i demokracisë si  dhe fundi i çdo normaliteti në vend. Kemi hyrë në epokën e tabanëve dhe askush nuk është më i sigurt. Me talebanët kulturës nuk kanë vlerë më asnjë sjellje normale. Sepse rregulli kryesor në këto raste është  se me ekstremistët dhe terroristët e kulturë nuk negociohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here