Ja kush e ka radhën pas Teatrit…/ Mesila Doda: Do të jetë shumë vonë kur të kujtohemi….

0
138

Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka folur me skype drejtpërsëdrejti në Fax News me gazetarin Rezear Xhaxhiu ku ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me shmembjen e Teatrit kombëtar.

Ajo tha se nëse nuk do të ketë reagim dhe rezistencë, pa përjashtim të gjithë shqioptarët janë të prekur dhe do të preken nga dora e qeverisë dhe oligarkëve ndërsa theksoi se kjo nuk është përgjegjësi vetëm e opozitës por e çdo qytetari.

“Sot është një shenjë e fundit që ky regjim ka marrë në jetët tona. Në të njëtën kohë mesazhi është që të bëhen zxotër të fateve tona dhe shtëpive tona. Opozita duhet të jetë në radhë tqë parë të të gjitha protestave për të kërkuar mjete politike për të dalë nga kjo katrahurë ku është futur vendi. Kjo nga ana tjetër nuk është vetëm detyra e opozitës por e të gjithë qytetarëve.

Nëse do të tregojmë se nuk kemi memorie, jemi të destinuar të mos kemi të ardhme, kullat do të jenë normalitet, fakti se shumë prej nesh nuk kanë bukë për të ngrënë do të duket normalitet. Secili ka detyrë ta mbrojë shtëpinë e tij. Secili duhet ti dalë për zot shtëpisë së vet aty ku është prekur, do të jetë shumë vonë kur të kujtohemi. Ka gati planin për tek uzina e traktorit për të shembur e ndërtuar pallat. Askush nuk do të shpëtojë nga kjo çfarë do bindjesh politkke të kenë. Demokracia meritohet, është përgjegjësi për secilin prej nesh dhe në kurrizin e secilit prej nesh”, tha Doda.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here