“Pēshty këtu”, rrjeti përmbytet me fytyrën e Veliajt dhe mesazhin e fortë!

0
136

Një fushatë e pazakontë, ka shpëthyer në rrjetet sociale, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u përdor si vegël e Edi Ramës, për të shembur Teatrin Kombëtar.

Organizata politike, ka stampuar fytyrën e Veliajt në objekte të ndryshme. Krahas fytyrës së Lalit, shfaqet mbishkrimi “Pēshty këtu”.

Të njëjtën thirrje bëri edhe shkrimtarja e njohur, Flutura Açka, me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Mbajeni mend këtë fytyrë! Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës. Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!”, shkruan Açka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here