Rama në vitin 2010: Nuk e pranoj talebanizmin ndaj objekteve. Rama në 2020: Rruspat te Teatri Kombëtar!

0
109

Në vitin 2010 kur qeveria e djathtë po diskutonte prishjen e piramidës dhe ndertimin aty të godinës së re parlamentare te vendit, Edi Rama, asaj kohe kryetar i opozites do deklaronte plotësisht kundërshtinë e tij ndaj çdo akti shkatërrues ndaj objekteve.

Madje në atë kohë ai foli për talebanizëm:

“Nuk e pranoj dot telebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohe qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë, përsëri është talebanizëm.
Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit e hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti dhe libra fetarë.
Talebane është edhe e kundërta. Pra që të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë”.
Dhe pas dhjetë vitesh u shfaq vetë më shumë se taleban, kreu një akt barbar, duke prishur Teatrin Kombëtar. E gjitha ndodhi se qytetarët e këtij vendi ia dhanë fuqinë e pushtetit për t’u bërë misor e taleban!”
Por sot, 10 vite më pas Rama dhe qeveria e tij morën vetë rolin e talebanit. Në mes të errësirës dhe me dhunë shtetërore, Rama me minjonin e tij Veliaj i vendosën rruspat Teatrit Kombëtar, godinës historike kulturore të Tiranës!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here