“Unë dhe Edi jemi mish e thua”/ Si po mundohet Veliaj “i shkretë” t’i shpëtojë përgjegjësisë për shembjen e Teatrit Kombëtar….

0
72

Kryebashkiakut Erion Veliaj i ka mbetur tashmë në dorë, shembja e Teatrit Kombëtar, pasi Edi Rama vendosi t’ia kalojë Bashkisë së Tiranës, në pronësi këtë godinë.

Që prej momentit që i’u caktua kjo detyrë e lartë nga shefi i tij, Veliaj ka nisur menjëherë daljet e panumërta publike, duke i mëshuar dy çështjeve thelbësore.  Së pari, se Teatri është një godinë prej “tallashi” pa asnjë vlerë, që do të shembet dhe opozita do të “largohet me bisht ndër shalë” siç ndodhi tek Astiri.

Së dyti, Veliaj në shumë prej komunikimeve të tij, ka dashur të theksojë patjetër faktin, se ai dhe Edi Rama janë bashkë në çdo vendim që merret. Madje duke shkuar aq larg sa të deklarojë “unë dhe Rama jemi mish e thua”, një shprehje popullore e modifikuar, e cila në versionin origjinal është “burrë e grua, mish e thua”.

Sigurisht, çdo shqiptar e di dhe e kupton, se shembja e Teatrit Kombëtar është vullneti i Edi Ramës, i cili e ka pranuar që mezi pret, që nga viti 1998, që kjo godinë të shembet. Por Edi Rama, siç bën shpesh me ata që i ka në dorë dhe që i kanë borxh karrierën politike, ka vendosur ta keqpërdorë Veliajn edhe njëherë, si një marionetë, duke ja lënë përgjegjësinë për shkatërrimin e një godine të trashëgimisë kulturore, pikërisht atij.

Dhe këtë gjë, Veliaj, sikundër çdo banor i këtij vendi, e kupton mjaft mirë. Kjo e ka detyruar, që në daljet propagandistike në çdo media, të ulërasë jo vetëm kundër godinës së Teatrit dhe atyre që e mbrojnë atë, por mbi të gjitha të deklarojë se sa afër janë, ai dhe Edi që i marrin vendimet bashkë.

Sa është mishi me thoin bashkë, jam unë me Edi Ramën. Jemi një skuadër”, tha Veliaj në një prej intervistave.

Por, Erion Veliaj, siç ka mësuar mirë dhe ka perfeksionuar taktikat dhe hiletë e komunikimit, duhet të kishte mësuar se të qenurit një marionetë, nuk të shpëton nga përgjegjësia edhe kur të gjithë e dinë se kush është urdhëruesi. Sidomos, kur ai që të përdor si marionetë, rrezikon ta humbasë pushtetin brenda një viti!

Sado të mundohet kryebashkiaku të klithë, se ai dhe Rama janë “mish e thua”, në fund përgjegjësia do të bjerë mbi të dhe Këshillin Bashkiak për çdo veprim të paligjshëm, që sjell shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kryebashkiaku Veliaj, është nga ata politikanë, që i ka ngjitur shkallët e karrierës, duke bërë gjithçka i është kërkuar nga Edi Rama. Ndoshta, ai e ka perceptuar shembjen e Teatrit Kombëtar, si shërbimin e fundit, që duhet të bëjë për shefin, që do ta çojë drejt lavdisë politike, domethënë në krye të Partisë Socialiste.
Ndonjëherë, kur të errësohen sytë aq shumë drejt një qëllimi dhe nuk sheh pasojat, ndodh që përfundon në fatalitet!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here