Ekspertët thirrje qytetarëve: Maskat e fytyrës gjatë verës janë të rrezikshme për shëndetin, ja çfarë mund tju shkaktojnë

0
140

Ekspertët mjekësorë kanë bërë thirrje për të patur një vigjilencë shtesë në lidhje me sëmundjet që shkaktohen nga nxehtësia gjatë verës. Ata shprehen te shqetësuar se vënia e maskave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë sëmundje të shumta siç është vështirësia në frymëmarrje dhe dehidratimi.

“Vendosja e maskave gjatë muajve të nxehtë dhe të lagësht të verës do të jetë një përvojë e re për shumë njerëz”, tha Yasufumi Miyake, kreu i qendrës së shërbimit të avancuar të urgjencës mjekësore në Spitalin Universitar Teikyo të Tokyos.

Maska në verë e vështirëson arritjen e ajrit të freskët në mushkëri dhe muskujt e frymëmarrjes aktivizohen duke rezultuar në gulçim, gjë që rrit temperaturën e brendshme të turpit.

Miyake theksoi se është e rëndësishme që të mbani trupin tuaj të ftohtë në mënyrë që të parandaloni rraskapitjen dhe problemet e tjera që shkaktojnë temperaturat e larta. Ai sugjeron të ndizni kondicionerët, të pini ujë në intervale të rregullta dhe të pushoni sa më shpesh.

Noriyuki Koibuchi, një profesor në në Universitetin Gunma, i specializuar në fiziologjinë mjedisore, ka treguar se fytyra ka shumë fije nervore që janë më të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit sesa pjesët e tjera të trupit.

Ai rekomandoi të lehtësimin e sikletit duke freskuar ballin dhe qafën edhe gjatë mbajtjes së një maskë.

“Kur vini maskë, ju merrni frymë më shpesh dhe lodheni, prandaj duhet të shmangni stërvitjet e forta”, ka thënë Koibuchi.

Në Kinë, të paktën dy nxënës të shkollave të mesme vdiqën muajin e kaluar ndërsa mbanin maska për fytyrën gjatë ushtrimeve fizike.

Vdekjet kanë bërë që ekspertët të paralajmërojnë për rreziqet e vendosjes së maskës gjatë ushtrimeve fizike të cilat mund të çojnë në mungesë të oksigjenit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here