OBSH: Disa trajtime kundër Covid-19 po japin rezultate të mira…

0
106

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se disa trajtime të përdorura deri më tani, kanë treguar të jenë efektive ndaj Covid-19.

Sipas OBSH, disa trajtime kanë arritur që të limitojnë kohëzgjatjen apo edhe “ashpërsinë” me të cilën koronavirusi mund të godasë të infektuarit. Po ashtu, organizata njoftoi se po fokusohet më shumë tek marrja e informacioneve shtesë për 4-5 prej tyre që janë më premtuese.

Zëdhënësja e OBSH Margaret Harris u shpreh:

 

“Ne kemi disa trajtime që duket, deri më tani në studimet e para, se limitojnë ashpërsinë apo kohëzgjatjen e sëmundjes, por gjithsesi nuk kemi akoma diçka që mund ta vrasë apo ta ndalojë virusin.”

Kemi të dhëna potencialisht pozitive që do të publikohen por duhet të shohim më tej për të qenë 100% të sigurt që mund të themi që ky medikamet mund të zëvendësojë këtë tjetrin”, shtoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here