Një ditë pas lirimit, prokuroria kërkon sërish arrestimin e bosit shqiptar të drogës

0
176

Prokuroria e Durrësit ka apeluar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që liroi nga burgu Alket Hatijan, i cili u arrestua të shtunën me qëllim që të ekstradohej në Itali, aty ku ishte dënuar me 20 vite burg.

 

Burime të BalkanWeb, konfirmojnë se prokurori i çështjes kishte kërkuar 40 ditë burg për Hatijan deri sa të mbërrinte nga Italia kërkesa për ekstradim, por gjykatësi Petraq Curri e liroi me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Në një situatë të tillë, Prokuroria ka apeluar këtë vendim duke kërkuar përsëri arrestimin e Alket Hatijës, i cili akuzohet për trafik të 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë nga Shqipëria në Itali. I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, Hatija u kap tre ditë më parë nga Policia e Durrësit. Ai jetonte në një vilë bunker në Berat.

Alket Hatija, i konsideruar si “baroni i drogës” nga mediat italiane, është arrestuar në qytetin e Durrësit. 44-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali. Pas informacioneve të marra nga autoritetet e Milanos, policia shqiptare ka mundur të kapë Hatijën që jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here