Një firmë private po tenton ta mari ujin/ Banorët në protestë: Po na marrin jetën…

0
120

Banorët e fshatit Sinec janë mbledhur në shenjë proteste në sheshin para zyrave të qëndrës administrative  të ish komunës Lumas. Shkaku i kësaj proteste është bërë  uji  i Sinecit i cili rrjedh nga burimi me të njëjtin emër. Banorët shprehen të shqetësuar se një firmë private po tenton ta mari ujin i cili është i vetmi burim i jetesës per ta.

Ndërsa kan bërë disa herë ankes për këtë problem  por zëri tyre ka vajtur në vesh të shurdher. Sot janë ngritur në shenjë proteste për këtë problem tepër jetik për këta banorë. Ky ujë shprehen banorët është ”jeta jonë ne nuk mund ti lejojmë të na e marrin”. Burimi i Sinecit është nje nga burimet më të bukura uji buron nga shkëmbinjtë me perbërje mermeri i ftohtë dhe tepër i pastër.

 

Uji rjedh përgjat perenjve dhe vijon përmes kodrave dhe fshatit me të njëjtin emër Sinec. Vitet fundi ky fshat është kthyer në një atraksion turistik dhe për banorët është një burim të ardhurash. Nëse nuk do marrim përgjigje serioze do të vijojm  protestën shprehen banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here