Skandal i radhës/ Kryemadhi: Rama mashtrues qesharak! Legalizimi i kanabisit, fuqizim i grupeve kriminale…

0
113

E ka quajtur shashka e radhës apo skandal i radhës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, propozimin e kryeministrit Edi Rama, për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Në një deklaratë për mediat pas takimin me aleatët në selinë e PD, Kryemadhi tha se Rama kërkon të largojë vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët. Sipas saj, legalizmi i kanabisit është legalizimi i grupeve kriminale.

Si gjithmonë Edi Rama është kryemashtruesi dhe një mashtrues qesharak. Besoj se e mbani mend që vendosi në një pozicion të vështirë dhe ambasadorin e BE-së në selinë e BE-së. Është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarë. Legalizim i grupeve kriminale, fuqizim i tyre. Legalizimi i kanabisit një nga skandalet e radhës, një nga shashkat e radhës që Rama hedh”, tha Kryemadhi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here