Po i falimenton zhvleresimi i euros dhe rritja e cmimeve e taksave/ Rama gjen zgjidhjen, propozon akademi si ajo e barinjve

0
135

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit” te Piramida, me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transformimit të mëtejshëm të sektorit.

Kryeministri ka bërë me dije se temë e diskutimeve ishin edhe masat mbështetëse që do të ndërmerren për kapërcimin e sfidave të zhvillimit.

“Diskutuam domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, ndërhyrjet do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara.

Po ashtu kryeministri informoi se parashikohet rimbursim i shpejtë i TVSH-së përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.

Rama u shpreh se do të ofrohet një mekanizm lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim; një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion; një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani, janë disa prej masave të tjera të diskutuara në takim.

Kryeministri siguroi se qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here