“Nuk mund të shkatërrojmë ekonominë e shqiptarëve…”/ Spahia: Këtë vit në Shkodër janë rritur vdekjet me 40%, duhet hetuar pse ka ndodhur

0
73

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, foli për një studim të Bashkisë së Shkodrës, që flet për rritjen e numrit të të vdekurve gjatë 2020 krahasuar me një vit më parë.

“Është një studim i Bashkisë Shkodër, e cila thotë se ka një rritje me 40% e numrit të të vdekurve…Ky studim do edhe një miratim, vullnet për ta realuzuar. Ky fakt i bashkisë kërkon hulumtim të thellë, pasi mund të tregojë edhe situatën reale, pra mund të jenë vdekje të shtuara si pasojë e COVID 19. Problemi më i madh në këtë situatë është mungesa e testimeve”,- tha ai.

Ai vijoi duke thënë: “Me politikat e testimeve nuk habitem që gjithë Shqipëria të dalë zonë e gjelbër. Unë po them nuk mund ta zgjasim pafund izolimin. Pas valës kryesore u zgjat jashtë cdo limiti, s’kemi argument dhe studime që na tregojnë përhapjen e virusit. Po them që nuk mund të shkatërrojmë ekonominë e shqiptarëve se nuk po durojmë dot më. Ky është realiteti, kështu na kanë lënë”,- shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here