Krahasoi kancelaren Merkel me Hitlerin, shkarkohet nga detyra ambasadori maltez

0
132

Ambasadori maltez në Finlandë, Michael Zammit Tabona është shkarkuar nga posti pasi krahasoi kancelaren gjermane, Angela Merkel me diktatorin nazist, Adolf Hitler.

Të premten, që ishte edhe ‘Dita e Evropës’, Zammit Tabona shkrujati në rrjetin e tij social: “75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Evropën”.

Shkarkimi i Zammit Tabona, i cili ishte emëruar ambasador në Finlandë në vitin 2013 u konfirmua nga Ministri i Punëve të Jashtme, Evarist Bartolo shkruan “Malta Today”.

Bartolo tha se Zammit Tabona do të duhet t’i kërkojë falje ambasadës gjermane për komentet e tij. Ministri shtoi se i kujton diplomatëve rëndësinë e përdorimit të mediave sociale në mënyrën e duhur dhe me përgjegjësi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here