Rrjedhje gazi në një kompani, raportohet për 8 të vdekur/ Qindra të tjerë përfundojnë në spital (FOTO)

0
78

Një incident me pasojë vdekje ne një kompani në Indi. Tetë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e rrjedhjes së gazit në jug të Indisë.

Rrjedhja në shtetin Andhra Pradesh ka ndodhur në fabrikën e kompanisë, LG Polymers.

Mjekët kanë thënë se “qindra” persona janë dërguar nëpër spitale – shumica duke u ankuar për ndjenjën e djegies në sy dhe problemeve me frymëmarrje.

Incidenti, i cili ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit, me orën lokale, ka ndodhur për shkak të neglizhencës, kanë thënë zyrtarët.

Ngjarja ndodhi teksa fabrika është rihapur për herë të parë prej 24 marsit, kur India ka hyrë në izolim të plotë, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Inbound2946230589897307792

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here