A e bën ndotja e ajrit më vdèkjeprurës korònavirusin?

0
211

Personat që kanë sëmundje të tjera të frymëmarrjes apo vuajnë nga probleme kardiovaskulare janë më të rrèzikuar që të preken nga korònavirusi. Një hulumtim i hershëm tregon se ndotja e ajrit dëmton zemrën dhe mushkëritë, duke e bërë këtë një faktor që mund të cojë në infektimin me Còvid-19.

Për këtë lind pyetja nëse ajri i ndotur, i cili vret 7 milionë njerëz në vit, shkakton një ndryshim për pandeminë e korònavirusit? Vendet shumë të ndotura, siç janë Italia veriore, dhe pikat e nxehta të pandemisë janë të rrepta dhe studimet paraprake tregojnë se ka një lidhje midis shpërthimit të Sars 2003 dhe ajrit të ndotur.

Ndikimi i ndotjes së ajrit në infektimin nga Còvid-19 mund të bëjë një ndryshim të vërtetë duke shfaqur një përgjigje në vendet me cilësi të dobët të ajrit duke i bërë që qeveritë të reflektojnë.

Drejtoresha e shëndetit publik në OBSh, Maria Neira tha: “Ne nuk kemi prova që lidhen drejtpërdrejt me vdèkshmërinë, por e dimë se nëse jeni të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, rriten shanset për t’u prekur më shumë nga korònavirusi. Ne kemi filluar t’u dërgojmë mesazhe vendeve dhe rajoneve duke u thënë, se nëse filloni të keni raste, në ato qytete ku keni një nivel të lartë ndotjeje, forconi nivelin e gatishmërisë , sepse mund të keni një vdèkshmëri më të lartë”.

Sipas studimeve, ndotja e ajrit mund të jetë e rëndësishme në tre mënyra. Numri i lartë i vdèkjeve lidhet me mushkëritë dhe sëmundjen e zemrës, që mund të përkeqësohen nga ajri i ndotur. Ndotja i prek mushkëritë, duke e rritur rrèzikun për tu prekur nga virusi dhe ngjallin shqetësimin për rritjen e nivelit të ndotjes. Më në fund, grimcat e ndotjes mund të ndihmojnë në bartjen e virùsit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here