Intervista / Edmond Spaho: PD-ja e pas 23 qershorit. Si i shoh zgjedhjet dhe udhëzimin e Bashës

0
113

 Intervistoi Gëzim Saliu

Nënkryetari i Kuvendit: Referendumi s’është konsensus i gjerë, por përkrahje e vetëm një pjese të popullsisë. Nëse opozita përjashtohet, ne do t’u drejtohemi qytetarëve

 Deputeti i PD-së: Zgjedhja e kryetarit të ri të PD-së me parimin një anëtar – një votë dhe fitorja e Bashës me mbi 80% të votave shënon kthesën në riorganizimin e partisë

 “Nëse përsëriten rezultatet e tremujorit të parë në muajt e ardhshëm, qeveria do detyrohet t’u kthehet kushteve që ka diskutuar me FMN-në për të rritur taksa të reja”

 

 

Edmond-SpahoDeputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho, analizon situatën në të cilën ndodhet PD pas 8 muaj opozitë, duke komentuar gjithashtu edhe procesin e zgjedhjeve në forcën kryesore të djathtë si edhe udhëzimin e fundit të kryetarit Lulzim Basha. Në intervistën për “Standard”, deputeti demokrat komenton po ashtu situatën ekonomike në vend si edhe një sërë reformash të rëndësishme për të cilat nuk është arritur konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës.

Cili është vlerësimi juaj për situatën ekonomike në vend, duke marrë parasysh përplasjet e shumta mes mazhorancës dhe opozitës për këtë çështje, ku ndër më kryesoret kanë qenë ato për paketën fiskale apo për rritjen e borxhit?

Pavaresisht perpjekjeve te qeverise per te paraqitur nje realitet roze, madje edhe te pelqyeshem, te dhenat e tremujorit te pare flasin per perkeqesim te situates ekonomike krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2013 i cili ishte viti me i veshtire per ekonomine tone gjate dhjete viteve te fundit. Viti 2013 u mbyll me 0.4% rritje ekonomike nga 0.7% qe parashikonte qeveria e majte kur erdhi ne pushtet. Ky trend po vazhdon edhe gjate tremujorit te pare te ketij viti. Tregues per kete jane renia per here te pare e investimeve nen 20% te prodhimit te brendshem duke pasur me pak investime private vendase dhe te huaja si dhe investime publike, renja e kredise per ekonomine me 3% ne krahasim me te njejten periudhe te nje vitit me pare si dhe renia e eksporteve me 1/3 krahasuar me te njejten periudhe. Rënia e aktivitetit ekonomik eshte shoqeruar me renjen e te ardhurave. Megjithese qeveria ndermorri ne fund te vitit te kaluar rritjen e tatimit mbi te ardhurat personale, tatimit mbi fitimin dhe akcizat e disa artikujve, mbledhja e te ardhurave ne buxhet eshte nen nivelin e planifikuar.

Te ardhurat nga tatimet dhe doganat per tremujorin e pare te vitit 2014 rezultojne 402 milion leke me pak se parashikimi kurse ato ne tatime ku pati rritje me te madhe te taksave rezultojne rreth 900 milion leke me pak. Tatimi mbi te ardhurat personale eshte mbledhur 432 milion leke me pak se parashikimi dhe 529 milion leke me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar. E njejta gjendje eshte ne mbledhjen e tatimit mbi fitimin masa e te cilit u rrit me 50%. Per tremujorin e pare jane mbledhur 31 milion leke me pak duke na kujtuar se taksa me te larta jo domosdoshmerisht sjellin me shume te ardhura ne buxhet. Kjo dukuri vertetohet edhe ne rastin e akcizave. Me gjithe rritjen e tyre jane mbledhur 546 milion leke me pak se parashikimi. Renia e aktivitetit ekonomik, mungesa e investimeve dhe kredise, rritja e cmimeve, mosrritja e pagave dhe pensioneve cojne ne renje te konsumit dhe perkeqesim te nivelit te jeteses se qytetareve.

 

Si i komentoni masat e marra nga qeveria në këta 8 muaj pushtet në fushën ekonomike?

Gjendja jo e mire ekonomike qe rezulton nga te dhenat e tremujorit te pare te vitit 2014 eshte rezultat i politikave ekonomike te ndermarra nga qeveria gjate periudhes qe ajo drejton vendin. Me miratimin e buxhetit te vitit 2014, Qeveria u angazhua per permiresim te kapacitetit gjenerues te te ardhurave që do vijë nga mirëadministrimi dhe rritja e taksave; vënia në kontroll e shpenzimeve publike duke ulur vëllimin e investimeve publike, bllokimin e rritjes së pagave dhe uljen e mëtejshëm të numrit të administratës publike. Sikurse e ilustrojne te dhenat e aktivitetit ekonomik te vendit, kapaciteti fiskal ne vend qe te rritej eshte ulur duke thelluar me shume se parashikimi renjen e investimeve publike. Ne kete rast kosto eshte e dyfishte pasi jo vetem kemi renje te te ardhurave por biznesit po i kushton me shume te berit biznes per shkak te rritjes se taksave. Zvogelimi i kapacitetit fiskal i evidentuar gjate tremujorit te pare bashkohet me efektet e disa politikave te tjera qe kane te bejne me thellimin e pajustifikuar te borxhit publik ne tremujorin e katert te vitit 2013. Rritja e pajustifikuar e borxhit publik nepermjet huamarrjes prej 34 miliard leke e ka shtuar barren mbi ekonomine dhe buxhetin e vendit. Politikat e deklaruara per rishikimin e koncesioneve kane krijuar klimen e pasigurise juridike. Kjo pasiguri po perkthehet ne me pak investime nga sektori privat. Te njejtin efekt ka pasur politika per uljen e cmimit te blerjes se energjise elektrike nga prodhuesit vendas duke vene ne dyshim shlyerjen e investimeve te kryera. Procesi i privatizimeve eshte bllokuar teresisht qe prej ardhjes ne zyra te qeverise se re dhe ky nuk eshte nje lajm i mire per ekonomine sikurse nuk shohim asnje reforme te karakterit strukturor te ndermarre gjate kesaj periudhe qe te mund te stimuloje zhvillimin ekonomik. Ne se rezultatet e tremujorit te pare do te perseriten edhe ne muajt e ardhshem atehere qeveria do detyrohet ti kthehet opsioneve rezerve qe ka diskutuar me FMN per te rritur taksa te tjera, per rrjedhoje ngushtuar hapsiren e biznesit dhe perkeqesimin e nivelit te jeteses.

 

Cili është opinioni juaj për nisjen e punës së komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale nga mazhoranca pa opozitën dhe vendosmërinë e të majtëve për ta kryer këtë reforme edhe vetëm? A është përcaktuar se cili do të jetë qëndrimi i ardhshëm i opozitës lidhur me këtë çështje?

Reforma qe po synohet te nderrmeret pa opoziten nuk eshte vetem territoriale. Ne se do te jete bashkim mekanik territoresh eshte me mire qe te mos behet. Vendi ka nevoje per nje reforme teresore administrative te pushtetit vendor e cila te perfshije format e organizimit te pushtetit vendor, te drejtat dhe pergjegjesite e tyre, menyren e zgjedhjes, kontrollit nga ekzekutivi, shtrirjen territoriale e shoqeruar me reformen fiskale per te garantuar kryerjen e funksioneve dhe pergjegjesive. Synimi duhet te jete qe qytetaret te marrin me shume sherbime dhe ato te jene me cilesi me te mire se deri tani. Ne se do kete mirekuptim reforma e mesiperme mund te shtrihet me tej edhe si reforme zgjedhore per Kuvendin e Shqiperise. Te gjitha keto mund te kerkojne edhe ndryshime kushtetuese. Reforma te natyres se mesiperme kryhen me konsensus te gjere politik jo vetem midis partive politike por ne rradhe te pare me qytetaret te cilet do preken drejtperdrejt nga keto ndryshime.

Organizimi dhe funksionimi aktual i pushtetit vendor eshte produkt i konsensusit te gjere ne kohen e miratimit te tij. Edhe reforma te tjera pjesore te pushtetit vendor si ato per zgjedhjet vendore gjithmone jane miratuar me konsensus te gjere. Eshte kjo arsyeja perse opozita insiston per konsensus te gjere, jo ne komision sikurse shprehet mazhoranca, por ne miratimin e produktit te saj. Opozita e sotme nuk ka thyer ndonje here konsensusin apo te kete bllokuar reforma te perbashketa sikurse mazhoranca e sotme ka frike se mund te ndodhe. Perkundrazi, ne te shkuaren jo te larget shumica e sotme ka bllokuar reforma qe lidheshin me integrimin europian te vendit si dhe ka prishur konsensuse te arritura me veshtiresi sikurse ishte rasti i miratimit te ligjit per nepunesin civil. Reforma pa miratimin e pothuaj gjysmes se popullsise se vendit ne fakt eshte deshtim pavaresisht trukeve qe mazhoranca perpiqet te gjeje duke menduar ta kaloje ate ne referendum. Referendumi nuk eshte konsensus i gjere por perkrahje e vetem nje pjese te popullsise. Ne se opozita do perjashtohet nga kjo reforme sikurse eshte vepruar deri tani ne do ju drejtohemi atyre te cilet preken ne menyre direkte nga kjo reforme, qytetareve te vendit.

 

Po lidhur me akuzat për mundësinë e trafikimit të drogës nga strukturat dhe bazat e FA-së, sa e vendosur duket opozita për ta vazhduar këtë çështje?

Kjo pyetje me shume vlen per mazhorancen. Sa ata jane te vendosur te hedhin drite mbi faktet e publikuara nga opozita? Opozita nuk ka akuzuar forcat e armatosura si te perfshira ne trafik droge. Opozita ka paraqitur dokumente me burim sherbimin informativ te ushtrise per dyshime te bazuara te tyre qe infrastruktura e e ushtrise po perdoret nga trafikante droge. Mazhoranca e mohoi ekzistencen e informacioneve te tilla dhe nuk lejoi Ministren e Mbrojtjes te raportonte ne Komisionin e Sigurise Kombetare ne se kishte apo jo dijeni per informacione te tilla. Me pas per shoë politik kerkoi komision hetimor per te hetuar opoziten. Kur informacionet u bene publike mazhoranca pranoi ekzistencen e tyre por nuk po e mbledh komisionin hetimor per te filluar pune. Opozita do te vazhdoje te kerkoje qe komisioni te mblidhet dhe te hetoje per te hedhur drite perfundimisht mbi kete ceshtje.

 

Partia Demokratike pas 8 vitesh pushtet erdhi në opozitë me një rezultat të disfavorshëm, kryesisht sa u përket numrave në Kuvend. Duke marrë parasysh edhe dorëheqjen e ish-kryeministrit Berisha nga detyra e kreut të PD-së dhe zgjedhjen e Bashës në krye të kësaj force, si do t’i vlerësonit këta 8 muaj të opozitarizmit si edhe situatën brenda selisë blu? Në këtë aspekt, cili është opinioni juaj për punën e kryer dhe vendimet e marra në këta muaj në drejtimin e forcës më të madhe opozitare nga kryetari Basha?

Partia Demokratike ne zgjedhjet e 23 qershorit mori nje rezultat te padesheruar pertej cdo pritshmerie, rezultat te cilin duhet ta kerkojme ne rradhe te pare brenda vehtes se cfare nuk beme dhe cfare beme jo mire. Sigurisht influencuan edhe premtimet pa kufinj te opozites se djeshme si dhe praktikat e pandershme te sigurimit te votes. Rezultati i 23 qershorit krijoi nje gjendje te veshtire ne PD qe u thellua me doreheqjen e zotit Berisha. Fillimi i procesit te zgjedhjes se kryetarit te ri te Partise nepermjet parimit nje anëtar nje vote dhe dalja ne krye te saj e zotit Lulzim Basha me mbi 80% te votave shenon kthesen ne riorganizimin e PD dhe aktivitetin e saj si forca kryesore opozitare. Partia Demokratike qe ne ditet e para si force opozitare u ndesh me sfida te medha ne Kuvendin e Shqiperise dhe ne raportet me shoqerine shqiptare. Mazhoranca e majte, nisur edhe nga epersia e madhe e numrave ne Kuvend, filloi sulm frontal ndaj mohimit te gjithackaje te arritur nen qeverisjen e PD, nderrmarjen e inisiativave per kapjen e institucioneve te pavarura dhe praktikisht per ta eleminuar rolin e opozites. Sot ne se kthehesh prapa dhe vlereson rolin e PD si force opozitare e drejtuar nga zoti Basha, mendoj se kemi arritur te mbrojme arritjet fondamentale te qeverisjes se zotit Berisha gjate dy mandateve si antaresimi ne NATO, levizja e lire dhe heqja e vizave me vendet e zones se Shengenit, zhvillimi ekonomik dhe evitimi i pasojave te ashpra te krizes ekonomike boterore, dyfishimi i pagave dhe pensioneve, permiresimi i ndjeshem i infrastruktures se vendit, zhvillimi i arsimit vecanerisht atij universitar. Keto arritje dhe te tjera per njerezit kane qene nje realitet i prekshem qe nuk mund te mohohen.

Opozita nen drejtimin e zotit Basha ka arritur te ekspozoje ne opinionin publik si dhe te denoje me qendrimet qe ka mbajtur ne parlament te gjitha perpjekjet e mazhorances per te marre edhe me shume pushtet se sa i dhane zgjedhjet e 23 Qershorit. Ne nuk kemi pranuar dhe vendosem marredhenie te kushtezuar me parlamentin per zevendesimin e paligjshem te kreut te ILDKP. Shume shpejt per kete ceshtje do kemi nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Kemi denuar tentativat qe po behen per te marre kompetencat e Presidentit te Republikes, per te shtene ne dore AMA-n dhe institucione te tjera. Opozita i eshte kundervene synimit te mazhorances per te kapur sistemin e drejtesise nepermjet sulmeve qe i ka drejtuar KLD dhe sistemit te gjyqesorit. Kontribute te ndjeshme jane dhene ne drejtim te mbrojtjes se administrates publike dhe denimit te arbitraritetit te qeverise. Tashme Gjykata Kushtetuese, me kerkesen e opozites e ka rrezuar ndryshimin e ligjit te nepunesit civil duke i dhene nje shuplake qeverise ne synimet e saj per te ngritur nja administrate militante bazuar ne kontribute partiake. Qeveria ka detyrimin qe te riktheje te gjithe ata te cilet i largoi nga puna bazuar ne ndryshimin e ligjit te nepunesit civil. Komisioni per shkarkimet ne policine e shtetit u ka dhene pergjigje te qarta me shembuj konkrete largimit te qindra policeve dhe drejtuesve profesioniste dhe zevendesimin e tyre ne disa raste me njerez me precedente penale dhe lidhje me boten e krimit. Keto ndryshime kane cuar ne perkeqesimin e situates se rendit dhe rritjen e trafiqeve te cilat i pranon nen ze edhe Kryeministri.

Partia Demokratike dhe zoti Basha kane aplikuar nje qendrim te ri ndaj objektivit kombetar te integrimit ne Bashkimin Europian. Pavaresisht luftes se brendeshme politike ne jemi shprehur qartazi ne te gjithe organizmat nderkombetare qe desherojme qe Shqiperise t’i jepet sa me pare statusi i vendit kandidat duke u bere edhe inisiatore te nje rezolute ne Kuvendin e Shqiperise. Ju e dini qe opozita e djeshme ka pas aplikuar qendrim bllokues per integrimin europian duke demtuar interesat kombetare me shtyrjen e procesit. Qendrime te ngjashme kemi mbajtur ne fushen e ekonomise duke argumentuar se masat e qeverise per rritjen e taksave, thellimin e borxhit, zvogelimin e investimeve publike, mosrritjen e pagave dhe pensioneve do te ndikojne negativisht ne ekonomi sikurse po tregojne dhe rezultatet e tremujorit te pare te vitit 2014.

Aktualisht PD eshte perfshire ne procesin e analizes se zgjedhjeve te 23 Qershorit si dhe zgjedhjen e drejtuesve te saj te te gjitha niveleve. Kompletimi i ketij procesi do te jete nje hap me tej ne pergatitjen e PD per zgjedhjet vendore te vitit te ardhshem.

 

Pak kohë më parë u bë publik udhëzimi i ri i kreut të PD-së për bazën dhe anëtarësinë në kuadër të zgjedhjeve të strukturave brenda partisë. Cili është opinion juaj? Sipas jush është i drejtë parimi për mosrikandidimin e deputetëve apo vendorëve në degët e PD-së në rrethe? Po ai që ndalon kandidimin e kryetarëve të degëve që kanë drejtuar partinë në dy mandate dhe atyre që kanë marrë një rezultat më të dobët se ai i zgjedhjeve të vitit 2009?

Udhezimi eshte nxjerre ne mbeshtetje te Statutit te Partise Demokratike. Nuk kam pare asnje percaktim qe te ndryshoje nga udhezimet e dala per zgjedhje te tjera te kryera ne PD gjate viteve te mepareshme. Udhezimi percakton procedurat qe duhen ndjekur, kriteret e perzgjedhjes se kandidateve per poste te ndryshme partiake, pergjegjesit e procesit dhe afatet e permbylljes se tij. Ne dallim nga vitet e tjera ne keto zgjedhje u krye regjistrimi i sakte i antaresise se PD si dhe dokumentimi i tyre ne perputhje me cfare kerkon statuti. Mendoj se eshte vepruar mjaft mire per te pasur nje baze reale te burimeve njerezore ne dispozicion te Partise Demokratike. Cdo aksion politik i yni do te ngrihet mbi keto burime dhe mundesi.

Per sa i takon kritereve qe ndalojne kandidimin e kryetareve te degeve te cilet kane plotesuar dy mandate apo kane pasur rezultat me te dobet se sa ai i zgjedhjeve te mepareshme keto nuk jane parime te reja. Keto jane norma te zbatuara ne cdo kohe, kane qene ne te gjitha udhezimet e leshuara ne te shkuaren per zgjedhje ne PD dhe burojne nga statuti. Edhe parimi per te ndare pergjegjesite e deputeteve apo drejtuesve te pushtetit vendor nga pergjegjesite kryetarit te deges se PD nuk eshte parim i pazbatuar ne te shkuaren. Ai nuk ka qene i shkruar ne udhezim por eshte zbatuar gjeresisht. Une nuk di ndonje rast ne te shkuaren qe deputeti te kete kandiduar per tu zgjedhur kryetar dege. Individe te ndryshem jane zgjedhur kryetare dege, me pas jane bere deputete dhe disa prej tyre kane rikandiduar kur kane pasur rezultate pozitive ne krahasim me zgjedhjet e mepareshme. Qellimi i kesaj norme eshte te rrise pjesmarrjen e sa me shume individeve ne drejtimin e PD dhe ndarjen e pergjegjesive. Kur je ne opozite angazhimi i sa me shume njerezve ne drejtim eshte jetik.

 

 

Deputeti demokrat

Eduard Selami: Pse nuk kandidova për kryetarin e PD-së

Deputeti demokrat Eduard Selami komentoi dje zhvillimet në jetën politike si edhe situatën në Partinë Demokratike. Në emisionin “Hardisk” në RTV “Ora News” ai bëri të ditur arsyet që e çuan në rikthimin e tij në Shqipëri, ku tha: “Ka qenë z. Berisha arsyeja kryesore për të cilën unë u riktheva, mënyra e prezantimit, por ka pasur dhe faktorë të tjerë, që kanë ndikuar në rikthimin tim. Ne asnjëherë nuk e kemi prekur atë raport dhe unë jam shumë mirënjohës për miqësinë dhe për raportin personal që gjithmonë ka qenë, me përjashtime të vogla, ka qenë në nivele shumë të larta”. Ndërkohë, pyetjes së nëse pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Berisha e kishte menduar kandidimin në postin e kreut të PD-së në garën përballë Bashës dhe të ndjerit Olldashi, Selami iu përgjigj duke theksuar: “Për të qenë i hapur, ka kaluar përmes mendjes sime cila do të jetë mënyra më e mirë për të parë se si do të kontribuoj dhe arrita në konkluzionin që të dy kandidaturat do të përfaqësojnë atë vizion që unë kisha”. Lidhur me qeverisjen e majtë, deputeti demokrat bëri të ditur se në të nuk është arritur asnjë reformë. Sipas tij, Kryeministri Rama nuk është një lider i këtij shekulli. “Unë nuk e shikoj këtë si një lider të shekullit 21. Më tepër më ngjan me ato kostumet gjysmushtarake, në mënyrë figurative dhe reale të Fidel Kastros, sesa me një lider, ku unë kam jetuar dhe jetoj, bashkëkohor”, – u shpreh deputeti i PD-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency