Tjetër rast infektimi në Serie A, ja për kë lojtar bëhet fjalë…

0
127

Një futbollist i Torinos ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 në testet e para.

E ka komunikuar klubi i kuqërremtë në një njotim, por pa treguar se për kë bëhet fjalë. “Gjatë testeve të para mjekësore të kryera nga lojtarët e Torinos, është shfaqur një rast pozitiv. Lojtari i është nënshtruar menjëherë karantinës dhe gjendja e tij do të monitorohet”, shkruan Torino.

Ndërkohë Milani është gati të nisë stërvitjet individuale. Testet e para (jo tamponë) kanë rezultuar negative dhe nesër pritet që të hapen dyert e Milanelos, ku janë parashikuar të bëhen dy stërvitje. Për të nisur tamponët, Milani pret të mësojë se çfarë do të prodhojë takimi i nesërm mes federatës dhe Komitetit Teknik Shkencor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here