Baret dhe restorantet letër Ramës: Jemi të gjunjëzuar ekonomikisht. Na lër të punojmë…

0
128

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se duke filluar që nga 18 maji, do të nisin punën baret dhe restorantet që kanë hapësirë të jashtme, dhe se do të shërbehet vetëm në këto ambjente të jashtme, deri në orën 17:00.

Ndërkohë ka reaguar edhe Shoqata e Bareve, Restoranteve dhe Klubeve (BRC). Me anë të një letre të hapur drejtuar kryeministrit të vendit Edi Rama, shoqata i bën thirrje Ramës që të rishikojë rihapjen e aktiviteteve të tyre pa kufizim orari. Kjo pasi sipas shoqatës, të gjithë klientët do jenë të angazhuar në punë gjatë orarit që ata do të jenë të lejuar të punojnë, e kështu xhiro do të jetë e ulët.

Në letër thuhet se BRC kanë qenë të parët që u ndërgjegjësuan me thirrjen e qeverisë për mbylljen e aktiviteteve, e për pasojë janë të prekur shumë ekonomikisht, pas 50 ditëve karantine.

letra_e_hapur.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here