“Rama mohon deklaratën e Beqajt për pensionet”/ Vasili: Ja dy aktet e Komedisë së Zezë propagandistike të kryeministrit

0
126

Nepermjet nje postimi ne Facebook, nenkryetari i LSI Petrit Vasili eshte shprehur se cdo gje ndodhi ashtu si ai e kishte e paralajmeruar. Kryeministri Rama mohoi deklaraten e Ilir Beqaj duke vazhduar te genjeje edhe me shum qytetaret.

Postimi i plotë

Stuhia e qindra mijra njerezve ne rrjetet sociale e frikesoi aq keq Ramen sa qe nxori koken me vrap nga vrima e FB nga ku qeveris, qe te leshonte genjeshtren e radhes e te mohonte uljen e pagave dhe pensioneve.

E kisha paralajmeruar ne FB tim disa ore perpara dhe ashtu ndodhi, Rama doli e beri sikur u terhoq nga ulja e pensioneve dhe rrogave.

Filmi i pare dhe i sterpare u shfaq serish, serish bajat,serish genjeshtar….ne fund te fundi si gjithmone.

Nxori nga goja ca zhurma erëkeqija,
porositi ca gazeta qe ta kishin ne faqe te pare bashke me ndonje lajm te genjeshtert rritjeje pensionesh,
po nuk harroi edhe ca portale, qe ta mbanin lajm kryesor shto ketu edhe me notification,
ah se harrova edhe komentuesit, qe paguhen nga djersa e shqiptareve me rrogat e shtetit, qe u versulen me komente idiote ….dhe çfaqja mbaroi ketu!

Beqja normalisht u shit nga Rama, se edhe destinacioni i tij ne kete rast ishte nje perdorimsh dhe fajtori u gjet…ha ha ha ishte opozita.

Keto ishin dy aktet e Komedise se Zeze propagandistike te Rames.

Sa per realitetin ketu do te jemi dhe do shihni se si edhe ky mashtrim do te bjere dhe rrogat e pensionet do te goditen.

Deri atehere cdo naiv, qe rron me iluzione le te mbahet me budalleqet e Rames ne FB, nderkohe projektet per shkurtim pagash jo 10% por deri 33% po valojne neper zyrat e ministrive…..!?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here