Mediat italiane/ Gjobiten mjekët shqiptarë që shkuan në Itali, vendosën të festojnë ditën e fundit të punës…

0
144

Grupi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që u dërguan në Itali me bujë rreth një muaj më parë e kanë mbyllur misionin e tyre në mënyrën më të keqe. Mediat italiane shkruajnë se ata kanë festuar mbylljen e misionit me muzikë dhe birrë, por për këtë arsye janë gjobitur. Gjobat e marra shkonin deri në 500 euro, shkruan gazeta, ndërsa duket se kanë shkaktuar dhe zhurmë në hotelin ku qendronin në Breshia.

Portali FanPage shkruan: “Ata vendosën të festojnë ditën e fundit të punës dhe kthimin në atdhe me një festë në njërën nga dhomat e hotelit: kjo nuk kaloi pa u vënë re nga pronari i hotelit në Breshia, ku po qëndronte ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, kështu që brenda pak minutash, forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe i gjobitën dhe i paditën, pasi disa shfaqën rezistencë”.

“Nuk do të jetë një histori me fund të lumtur për personelin shëndetësor që mbërriti në Itali 29 marsin e shkuar për të ndihmuar spitalet lombardë në vështirësi. Ardhja e tyre ishte përshëndetur me entuziazëm jo vetëm nga institucionet, por edhe nga qytetarët”, shkruan portali.

“Për fat të keq, disa nuk arritën të zbatojnë rregullat e bllokimit dhe shkuan në festime. Në fakt dhjetë prej tyre u gjetën në një dhomë hoteli në Breshia. Mes tingujve të muzikës dhe birrës ata kishin filluar festimet. Por gjithçka përfundoi kur erdhi policia dhe gjobiti të pranishmit. Gjërat u komplikuan kur disa prej mjekëve reaguan keq ndaj gjobave”, vijon portali. Dy prej tyre, janë paditur për rezistencë dhe fyerje. Policia ka nisur hetimet për episodin dhe do të hedhë dritë mbi incidentin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here