Plagoset me armë punonjësi i burgut të Peqinit/ Policia: Vijon krehja e zonës, ja gjendja e të plagosurit

0
116

Plagoset me armë një punonjës i burgut të Peqinit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa punonjësi i burgut ishte në krye të detyrës.

Policia sqaron se polici 41-vjeçar I. P është plagosur lehtë me një plumb qorr dhe pas ndihmës mjekësore është kthyer në institucion dhe po merret në pyetje.

Peqin/Informacion paraprak
Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qor, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here