Bill Gates tregon se kur mund të jetë gati vaksina kundër koronavirusit

0
104

Miliarderi Bill Gates po financon prodhimin e shtatë ideve më premtuese për një vaksinë ndërsa vazhdon punën e tij filantropike mbi COVID-19.

“Nëse gjithçka do të shkonte në mënyrë perfekte, ne do të kishim në prodhim në shkallë botërore brenda një viti,” tha Gates në CNN. “Por kjo mund të zgjasë dy vjet.”

Njeriu i dytë me i pasuri në botë tha që prodhimi i vaksinave ndoshta nuk do të fillojë në shtator, siç kanë thënë disa.

” Dr Fauci dhe unë kemi qenë mjaft të bindur për atë që kemi thënë se 18 muaj mund të na duhen për të pasur vaksinën në dorën tonë,” tha Gates duke iu referuar Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe një anëtar i Task Forcës së koronavirusit të Shtëpisë së Bardhë.

Mungesa e vaksinës për koronavirusin ka qenë një plagë për SH.B.A për muaj me radhë. Presidenti Donald Trump tha të shtunën se SHBA “sapo kaloi 5 milion teste, shumë më tepër se çdo vend tjetër”.

Ne nuk dimë shifrat reale, kështu që na mungon fotografia e vërtetë, tha Gates.

“Ky përqendrim në numrin e testeve nënkupton kakofoninë dhe gabimet që kemi bërë në sistemin e testimit ,” tha Gates. ” Po testohen njerëzit e gabuar dhe çdo herë që nuk marrim  rezultate në më pak se 24 orë, vlera e testit zbret  në mënyrë dramatike.”

Filantropi dhe bashkëthemeluesi i Microsoft Corp. tha se skenari i tij më i mirë për një rihapje të shpejtë të ekonomisë është të “zgjidhen aktivitetet me vlera të larta si shkolla, prodhimi dhe ndërtimi, dhe të përdoren rregulla të caktuara për hapjen e tyre si distanca dhe përdorimi i maskave. ”

Përsa i pëket hapjes së shkollave me siguri do të hapen në gusht, por ne ende  nuk e dimë se çfarë protokolli do të përdoret, dhe sa shkolla do të rihapen, ” tha ai.

Gates paralajmëroi gjithashtu se përpjekja për të nxitur një rihapje do të përhapë më shumë virusin “, duke e krahasuar me faktin se  virusi u përhap në fillim përmes udhëtimeve ndërkombëtare në fillim të vitit 2020.

Aksionet e Microsoft, me rreth 174 dollarë, janë rritur  rreth 10% se një vit më parë, edhe pse indekset kryesore të tregut janë në rënie dhe aksionet e disa ndërmarrjeve janë bllokuar.

“Kompanitë e teknologjisë në një farë mënyre përfitojnë nga përshpejtimi i një lëvizje drejt qasjeve dixhitale, “tha Gates.

Në një intervistë për  Financial Times, Gates gjithashtu tha se fondacioni i tij Bill & Melinda Gates kanë dhuruar rreth 40 milonë dollar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Fondacioni ka kontribuar 250 milion dollarë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit deri më tani.

Gates gjithashtu mbrojti Organizatën Botërore të Shëndetit kundër akuzave të Trump.

“OBSH është shumë e qartë në çfarë ka deklaruar dhe ajo çfarë është me e rëndësishme është që duhet të ketë mbështetje nga të gjithë shtetet në këtë luftë,” përfundoi Gates.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here