Berisha: Këlcyrën e infektoi mungesa e testeve dhe ndryrja e detyruar në hotel e të rikthyerve nga Greqia…

0
129

Kryeministri Berisha duke iu referuar portalit Jugulajm, ka denoncuar kryeministrin Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për rastet e infektimit në Këlcyrë, të cilat erdhën si pasojë e mungesës e testimeve të personave të riatdhesuar nga Greqia, të cilët thjesht u izoluan në hotel pa u marrë masat.

‘Jugulajm i përgjigjet flakë për flakë Edvinit për rastin me covid19 në Këlcyrë!

Këlcyrën e infektoi me Covid19 mungesa e testeve dhe ndryrja e detyruar në Hotel e të rikthyerve nga Greqia.

Përfaqësuesja e Edvinit, në kundërshtim me rregullin dhe marrëveshjen e firmosur me ata, refuzoi tju bëjë testin të rikthyerve nga Greqia. Tani përmasat e infeksionit nuk dihen. Po të ishte në familje i rikthyeri që doli covid19 pozitiv do të ishin 3-4 të infektuar kurse në hotel ku e ndrynë me urdhër të Edvinit mund të jetë infektuar i tërë hoteli dhe punonjësit e tij! Krim i vërtetë!

Lexoni kronikën e plotë për këtë rast të gazetarit të portalit më të lexuar në mediat e Jugut të vendit, Jugulajm! sb

SUPERSKANDAL!! Kreu i NJVKSH Përmet Elvira Pasho, lejoi karantinimin e 26 emigrantëve në hotel pa kryer analizat për COVID-19

Mund te konsiderohet nje skandal i permasave pertej imagjinates dhe protokolleve shendetesore, ajo qe ndodhi sot ne Kelcyre, ne hotelin ”RIVER” ku u zbulua rasti i pare i prekjes me Coronavirus tek nje emigrant qe kishte ardhur nga Greqia.

Pergjegjesia kryesore bie mbi drejtuesen e Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor ne Permet Elvira Pasho e cila kishte refuzuar analizimin e 26 emigranteve te ardhur nga Greqia, qe u karantinuan ne nje hotel ne Gryken e Kelcyres. Sipas protokollit te ndermarre ne raste te tilla, cdokush shtetas shqiptar qe hyn ne territorin e Republikes se Shqiperise nga jashte vendit, perpara se te karantinohet per 14 dite ne hotel, nenshkruan nje marreveshje me NJVKSH qe pranon kushtet dhe njekohesisht edhe marrjen e tamponit per identifikimin me COVID-19.

E gjithe kjo nuk eshte marre ne konsiderate nga Elvira Pasho ish kandidatja e PS per zgjedhjet politike te 2017. Momentin kur 26 emigrantet e ardhur nga Greqia permes Kakavijes u strehuan ne datat 16 dhe 17 prill ne hotel, atyre nuk i’u eshte marre tampon nga NJVKSH te Permetit duke shkelur rende protokollin shendetesor dhe krijuar pasojen e prekjes me kete virus te njerit prej 26 emigranteve. Rrjedhimisht, i bie qe te prekur te jene edhe 25 te karantinuarit e tjere ne hotel dhe bashke me ta edhe personeli sherbyes. Papergjegjshmeria e kandidates se Edi Rames per deputete ne Permet sot kreu i Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor Elvira Pasho, do te kete pasoja tek popullata ne Kelcyre pasi kontaktet e emigrantit te identifikuar me COVID-19 kane qene te shumta qe nga personeli sherbyes i hotelit te cilet banojne ne qytetin e Kelcyres, e deri tek punonjesit e policise, apo dhe te vete inspektoreve te NJVKSH te Permetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here