Lufta kundër koronavirusit, Kina i dhuron 30 milionë dollarë OBSH-së

0
106

Kina ka njoftuar se i ka dhuruar 30 milionë dollarë të tjera Organizatës Botërore Shëndetësore për të mbështetur bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër COVID-19.

Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Geng Shuang. Ky dhurim pason dhurimin e parë të bërë nga Pekin i cili ishte 20 milionë dollarë.

Pak ditë më parë Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se “OBSH ka dështuar në kryerjen e detyrës së saj themelore”, në përgjigjen ndaj shpërthimit të Covid-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here