Izraelitët harrojnë pandeminë, zbresin në shesh për mbrojtjen e demokracisë…

0
106

Disa mijëra izraelitë demonstruan në Tel Aviv, duke denoncuar rrezikun që po i kanoset demokracisë së vendit nga negociatat midis kryeministrit Banjamin Netanyahu dhe ish-kundërshtarit të tij politik Benny Gantz për formimin e koalicioni qeverisës.

Protesta u thirr përmes një apeli në Facebook nga lëvizja e “flamujve të zi”, i cili i ftoi ata të nxitojnë në sheshin kushtuar Yitzhak Rabin për të “shpëtuar demokracinë”.

Protestuesit mbanin maska mbrojtëse dhe ishin veshur me të zeza. Ata u mbajtën në një distancë prej dy metrash nga njëri-tjetri, duke respektuar rregullat anti-koronavirus.

Në Izrael, ka 13 mijë të infektuar dhe 172 viktima.  Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime si “lëreni demokracinë të fitojë” apo “ministri i krimit”.

Sipas organizatorëve, “flamujt e zi” paraqesin kërcënimet për demokracinë izraelite.

Më 2 mars, izraelitët u kthyen në votime për herë të tretë në më pak se një vit, për të përcaktuar se kush kishte shumicën midis Netanyahu dhe Gantz, një ish-shefi i shtabit të ushtrisë.

Pas një rezultati të paqartë përsëri, Presidenti Reuven Rivlin urdhëroi Gantz të formojë një qeveri të re.

Në mes të një pandemie, i emëruari i befasoi të gjithë duke i hapur rrugën një qeverie “bashkimi dhe emergjence” me kryeministrin në largim, duke siguruar që ai megjithatë nuk do të ndante pushtetin derisa të zgjidhte problemet e tij me drejtësinë.

Pasi skadoi mandati i Gantz të hënën, Presidenti Rivlin udhëzoi Parlamentin që të propozojë brenda më pak se tre javësh, një deputet i cili mund të përpiqej të formonte një qeveri dhe t’i jepte fund krizës politike një vjeçare.

Por ndërkohë, mbështetësit e Gantz dhe Netanyahu vazhdojnë dialogun për një marrëveshje të mundshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here