Raporti për mediat, Pollo: Shqipëria humbet si pasojë e sulmeve verbale të Ramës…

0
87

Ish deputeti I PD-së Genc Pollo ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me raportin e publikuar sot nga Reporterët pa Kufij, për lirinë e medias.

Pollo shkruan se edhe këtë vit qeveria Rama e çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur më lirinë e medias.

“Edhe këtë vit qeveria Rama e çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur më lirinë e medias. Këtë thotë raporti botëror i Reporterëve Pa Kufij i botuar sot i cili  përkeqësimin e shpjegon jo vetëm me paketën ligjore antifjalë e anti Europë por edhe me sulmet verbale kundër medias nga vetë Edi Rama dhe, pasojë e qartë e tyre, me agresionet fizike ndaj gazetarëve investigativë që qeveria nuk i zbardh ndonjëherë.” shkruan Pollo.

Ja postimi i plotë i ish deputetit demokrat:

Edhe këtë vit qeveria Rama e çoi Shqipërinë akoma më poshtë lidhur më lirinë e medias. Këtë thotë raporti botëror i Reporterëve Pa Kufij i botuar sot i cili  përkeqsimin e shpjegon  jo vetëm me paketën ligjore  antifjalë e anti Europë por edhe me sulmet verbale kundër medias nga vetë Edi Rama dhe, pasojë e qartë e tyre, me agresionet fizike ndaj gazetarëve investigativë që qeveria nuk i zbardh ndonjëherë.

Duke mos mbyllur dot portalet siç ja ka ënda qeveria Rama mbyll çdo transparencë zyrtare të detyrueshme dhe po aplikon vetëm tendera sekret në kohë epidemie; me shpresë se nuk do të merret vesh se maskat e kitet po i blen me shumëfishin e çmimit pakicë.

Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindistët menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anulluan para katër vitesh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here