Rrëfimi prekës i poetit Primo Shllaku për të vëllanë: …Mund t’i ndodhë edhe ajo që i frikohemi!

0
162

 

 

Mediat me shpejtësi kanë raportuar lajmin mbi gjendjen shëndetësore të aktorit nga Shkodra, Bruno Shllaku, i cili prej ditës së premte ndodhet në terapi intensive në reaminacion në repartin e Neurologjisë në QSUT. Edhe pse të ndodhur në këtë kohë të vështirë në spital, ku Covid-19 është kryefjala duke lënë në hije edhe sëmundjet e tjera kronike, që kanë popullata, mediat kanë treguar ndjeshmëri mbi gjendjen shëndetësore të aktorit. Është i vëllai i tij, poeti e përkthyesi Primo Shllaku që ka dhënë gjithë pamjen e asaj çfarë po ngjet në spitale këtë kohe, por duke informuar edhe mbi gjendjen e aktorit.

Masat e rrepta të izolimit në shtëpi, por dhe rregullorja e spitalit, Primo ka treguar se ka penguar atë dhe familjarët e tij të jenë pranë aktorit, ndërkohë ka folur për “Panoramën” mbi bisedat që ka pasur mjekun.

“Flitet për një tropmozë, që i ka bllokuar një enë gjaku. Një vatër ishemie që i ka prek disa qendra motorre, si këmbën, dorën dhe buzën”. Së fundi gjendja e aktorit është drejt stabilizimit: “Ka qenë më mirë, doktori i rri te koka, ka pak temperaturë por po përpiqen që përmes holluesve të gjakut, të mund të çlirojnë enën që është mpiksur. Jemi në pritje. Kjo lloj patologjie paska një regjim të çuditshëm. Nga dita e parë në të dhjetën ka ndryshime të hovshme, pra mund të bëhet papritur mirë, por edhe mund të ndodhë ajo që i frikohemi, përkeqësimi”.

Sipas të vëllait, mësohet se Bruno është prekur nga kjo sëmundja edhe afro një dekadë më parë. “Brunoja e ka pasur dhe një episod ishemie, para 11 vitesh. Asokohe u kurua në Itali. Gjendja e tij u përmirësua ndjeshëm, pasi ndoqi këshillat e mjekëve. Ata i ndaluan pijet alkoolike dhe duhanin dhe ai e mori veten”. Gazeta i uron shërim të shpejtë aktorit shkodran, për të cilin skena ka akoma nevojë për potencialin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here