Epidemiologu suedez: Karantinimi i pabazuar në fakte shkencore, covid-19 i ngjashëm me gripin

0
95

Suedia është ndoshta shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka ndërmarrë masa kufizuese për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Ish-epidemiologu kryesor i Suedisë, Johan Gjesek, konsideron se mbyllja e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre është një ide shumë e keqe.

“Karantinimi dhe mbyllja e shteteve evropiane nuk janë masa të mbështetura në fakte shkencore. Mendoj se politika e duhur do të ishte mbrojtja e të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike, derisa tjerët do të duhej ta kishin parasysh se COVID-19 është një sëmundje e lehtë e ngjashme me një grip”, ka thënë profesori në Universitetin Karolinska në Stokholm.

Historia e ka dëshmuar se pastrimi i duarve dhe distanca sociale janë metodat më të mira në luftën e çfarëdo sëmundje. Sapo të kryhen testet masive të antitrupave, besoj se do të tregojnë se gjysma e popullatës në Suedi tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, dhe se përqindja e vdekjeve do të jetë rreth 0,1 për qind”, përfundoi Gjesek.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here