Berisha: Edi Rama po largon studentët nga vendi, po u vret shpresën!

0
166

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën sot në Kuvend sot duke radhitur të gjitha aktet që ka ndërmarrë qeveria Rama për ta degraduar plotësisht arsimin e lartë.

Berisha kujtoi në fjalën e tij se gjatë qeverisjes së PD-së, “sistemi i internetit u shtri në çdo shkollë me 25 mijë kompjuter në total, me furnizim satelitor, por sot është rudimentar.”

“Sot, universitetet e rretheve janë në proces falimentimi dhe mbylljeje. Shkak i të gjitha këtyre është largimi masiv nga një politikë antikombëtare e intimidimit dhe vrasjes së shpresës tek shqiptarët, – tha ai.

“Shkak tjetër themelor, përpjekja për t’u kthyer në sistemin selektiv atëror të pranimit në universitete me mesatare.

Shkak tjetër është degradimi i sistemit mësimor për shkak të armatës së militantëve që kanë zëvendësuar profesionistët me portalin e partisë, kur largohen mësues me eksperiencë dhe vendosen militantë që vetëm njohuri për arsimin nuk kanë.

Shkak tjetër është ligji famëzi i Arsimit të Lartë, i financuar me çanta me euro nga sektori privat dhe që ndër të tjera, rriti tarifat për student në universitet duke i bërë më të larta disa herë se në Gjermani, Austri, Slloveni, Sllovaki dhe thuajse në të gjitha vendet e Europës përveç Britanisë së Madhe dhe Holandës.

Bllokimi për vite të tëra i doktoraturave në universitete dhe alergjia e xhahilëve ndaj doktorimit të ekspertëve në universitet tona është shkak tjetër i degradimit me shpejtësi të arsimit.

Infiltrimi i falangave të krimit në botën akademike për të terrorizuar akademikët përbën një nga aktet më të shëmtuara në historinë e një vendi.

Ju nuk keni harruar kur kandidati për Rektor, ndonëse absolutisht i njohur për bindjet e tij të majta, por njeri që nuk mund ta bënte të jepte kampusin e universitetit – paradhënieve bandave, u ndal në mes të sheshit nga famozi Shullazi dhe iu tha: “Dorëheqje ose kokën ose djalin peng” në emër të Edi Ramës, se ai donte me çdo kusht të emëronte Rektore një zonjë me të cilën rakordohej për çdo tender për kampusin universitat.

Si mund të flisni sot këtu ju për universitetet?! Ju duhet të ulni kokën nëse ju ka mbetur ndonjë gramë respekt. Nuk ka pasur ndonjë qeveri më shkatërrimtare në arsim se qeveria juaj!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here