Ilaçi Remdesivir po jep efekt, shërohen brenda pak ditësh pacientët me Covid-19

0
147

Pacientët me Covid-19, te cilet po trajtohen me një ilaç eksperimental, të quajtur Remdesivir, po shërohen në mënyrë të shpejtë, raportoi STAT News të enjten.

Pacientët që morën pjesë në një provë klinike të ilaçit, kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.

“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin e Agoikagos.

Nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, por Instituti Kombëtar i Shëndetit po shqytron disa ilaçe dhe trajtime të tjera, mes tyre edhe remdesivir.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here