Gjendet e pajetë motra e këngëtarit të njohur/ 44 vjeçarja punonte si gazetare në Kosovë

0
103

Gazetarja dhe kompozitorja Violeta Rexhepagic është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë. E ndjera ishte prej vitesh gazetare në RTK rrjeti televiziv shtetëror i Kosovës.

Janë të paqarta shkaqet e vdekjes së 44 vjeçares. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se e ndjera është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

“Sot rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, saktësisht në një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur viktimën grua, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ajo ishte motra e këngëtarit dhe kompozitorit të njohur Armend Rexhepagic.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here