Ramës i del boja/ Qytetarët: Nuk e gjejmë veten të përfshirë te paketat e qeverisë…

0
167

Paketa e parë thuajse u tret pa asnjë ndikim dhe asnjë ndihmë reale për qytetarët. Megjithatë kryeministri Edi Rama ka nisur të prezantojë atë që e quan paketa e dytë e ndihmës për shkak të krizës nga koronavirusi.

Sipas tij, kjo paketë do ndihmojë 176 mijë familje me nga 400 dollarë ndihmë si pagesë direkte.

Por siç ndodhi me paketën e parë, shumëkush nuk beson se do marrë gjë nga qeveria. Një sondazh i emisionit ‘Opinion’ e tregon qartë këtë.

Të pyetur se “a e gjeni veten të përfshirë në paketën ekonomike 1 dhe 2 të qeverisë”, shumica e qytetarëve thonë JO.

88 përqind thonë se nuk e gjejnë veten të përfshirë në paketat e ndihmës.

Vetëm 12 përqind thonë se e gjejnë veten të përfshirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here