Jep dorëheqjen nga Porti i Durrësit Agron Tare

0
145

“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës”, kështu e ka nisur postimin e tij të lamtumirës Agron Tare, ndërsa tregon se dorëheqja e tij vjen për arsye personale.

Tare thotë se ai dorëhiqet nga porti i Durrësit, pasi vijon rrugëtimin e tij profesional diku tjetër, ndërsa nuk nguron të falenderojë të gjithë ata që e mbështetën.

“Që prej marrjes të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni.

Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, shkruan Agron Tare.

Agron Tare mori detyrën e drejtorit në portin e Durrësit në muajin Janar të këtij viti, vendim i cili u prit me polemika, dhe akuza për shkak të eksperiencës së tij të munguar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here