SHBA nuk gjen paqe/ Konfirmohen mbi 1300 vdekje në 24 orë…

0
141

SHBA ka përjetuar edhe sot një rritje të numrit të viktimave nga COVID-19, duke regjistruar  1,357 vdekje.

Në total në të gjithë kontinentin janë 23,111 të vdekur, ku ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur 576,695.

Shifra pozitive vijnë dhe nga personat e shëruar ku 42,223 persona kanë fituar betejën me virusin.

New Yorku mbetet shteti më i prekur nga pandemia.

Më herët guvernatori Andrew Cuomo deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit në New York kanë ndërruar jetë 671 persona.

Në total janë 10,056 viktima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here