Menaxhoi më mirë se gjithë bota COVID-19, kryediplomatja e Koresë së Jugut tregon sekretin

0
90

Ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha, ka folur për trajtimin e pandemisë Covid-19 të vendit të saj, vend i cili është vlerësuar nga e gjithë bota për mënyrën e përballjes me këtë situatë.

Me rreth 10,500 raste të coronavirusit dhe pak më shumë se 200 vdekje deri më sot, Koreja e Jugut ka shmangur nivelin e lartë të vdekjeve që shihen në shumë vende të tjera.

Sidoqoftë, Kang paralajmëroi se disa pacientë në Korenë e Jugut që ishin shëruar nga Covid-19, kanë “testuar pozitiv” disa ditë më vonë.

Gjatë një interviste për France24, përcjell Telegrafi, ministrja e Jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha tha se numri i rasteve me Covid-19 ishte “stabilizuar” në vendin e saj.

Ajo theksoi që qeveria e saj kishte “vepruar shpejt dhe me paramendim”, duke sqaruar se testimi i fortë dhe gjurmimi i kontaktit kishin qenë të rëndësishme për të frenuar pandeminë dhe për ta sjellë atë nën kontroll.

Ajo shtoi se transparenca e plotë ishte gjithashtu thelbësore.

Kang konfirmoi për herë të parë se Koreja e Jugut do të dërgojë rreth 600,000 komplete testimi në SHBA pas një bisede midis presidentëve të të dy vendeve, duke shtuar se kontratat ishin nënshkruar dhe kompletet do të dërgoheshin “së shpejti”.

E pyetur nëse ajo kishte frikë nga një valë e dytë e virusit, ajo pranoi se “(nga) ata të kuruar plotësisht dhe të lëshuar, shumë prej tyre janë gjetur të dalin pozitivë, disa ditë më pas”, duke theksuar se natyra e virusit nuk ishte ende plotësisht e njohur.

“Kemi shumë raste të gjetura midis udhëtarëve të fundit që janë rikthyer në vend nga udhëtimet jashtë shtetit”, shtoi Kang. “Kjo është një sfidë globale; nuk është e mjaftueshme që ne të përmbajë sëmundjen brenda vendit; kjo është një sfidë që ne duhet të kapërcejmë së bashku si një bashkësi globale”.

Sipas ministres së Jashtme të Koresë së Jugut, filozofia e qeverisë së saj gjithmonë ka qenë të “respektojë të drejtën e njerëzve për lirinë e lëvizjes”, por shtoi se kufizimet e udhëtimit ishin vendosur në mënyrë që të shmangnin një valë të dytë të virusit.
Kang tha se ideja e një bllokimi të detyrueshëm nuk do të ishte e pranueshme për koreanojugorët dhe vendi nuk do të impononte një të tillë, edhe kur pati një shpërthim të hershëm të virusit në shkurt.

“Ideja e një bllokade të detyrueshme do të ishte në kundërshtim me parimin tonë të hapjes”, shpjegoi ajo.

Ajo e përshëndeti Organizatën Botërore të Shëndetit si “një partner shumë bashkëpunues dhe shumë i dobishëm” gjatë krizës, duke refuzuar të miratojë kritikën e presidentit amerikan Donald Trump për organizatën.

Më në fund, duke iu drejtuar Koresë së Veriut fqinje, ajo tha se pohimi se nuk ka raste të Covid-19 duhet të merret me një “rezervë” dhe se qeveria e saj po monitoronte nga afër situatën.

Ajo tha se Seuli i kishte ofruar bashkëpunim mbi shëndetin Pyongyang, por ende nuk kishte marrë një përgjigje pozitive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here