Kryeqyteti europian i dinjitetit

0
63
Screenshot

Nga Grigels Muçollari

Propaganda e dhunshme e Erion Veliajt na ka sjellë disa herë trofe të fituara nga Tirana, që nuk dihet se në ç’mënyrë janë marrë, në cilën garë e nga cila juri, ama ai i ka shfrytëzuar ato çertifikata duke u mburrur e krekosur se falë tij, ishim një vit kryeqyteti europian i rinisë, një vit i sportit, e një vit tjetër i kulturës.

Nuk e di a kemi qenë mbase edhe kryeqendra e ajrit të pastër, edhe pse Banka Botërore dhe OBSH ngrenë alarmin për reduktimin e hapësirave të gjelbërta dhe ndotjen disa herë mbi normën e lejuar të oksigjenit që çojmë në mushkëri.

Këto maja që Veliaj i pompon në media, janë dëmtuar rëndë nga zbulimi i një afere korrupsioni në krye të Bashkisë që drejton

. Në asnjë qytet tjetër në Europë, nuk kemi dëgjuar që drejtuesit më të lartë, të krijojnë vetë një kompani e të marrin fondet publike të taksave të qytetarëve, me dhjetra herë e në shuma të çmendura mbi 20 milionë euro.

Nëse do të bëhej një rankim objektiv pas kësaj, kam frikë se Tirana del sot kryeqyteti europian i korrupsionit.

Por gjithnjë, pas një lajmi të keq, pas një krize, ekziston një mundësi, një shans për ta kthyer çështjen në favor. Ata që duan të jetojnë e të rrisin fëmijët këtu, nuk e meritojnë këtë kosto, këtë njollosje të imazhit.

Ne jemi europianë nga vokacioni, nga stili i jetës, nga vlerat që përqafojmë. S’mund të trajtohemi nga kryebashkiaku me një menaxhim të standardit nënsaharian.

Sërish, ky moment i vështirë, mund të shndërrohet në një krenari, duke treguar vendosmëri e papajtueshmëri me çfarë ka ndodhur.

Ne mund ta bëjmë Tiranën kryeqytetin europian që nuk pranon të vidhet, nuk pranon korrupsionin, dhe që qendron në këmbë para atyre që shkelin besimin e abuzojnë me detyrën.

Ky moment i artë, nuk është utopi as virtual. Por është mes nesh, është shumë afër, të premten që po vjen, me 19 prill. Duhet të bashkohemi në shesh të tregojmë se jemi me të vërtetë njerëz civilë, europianë, që meritojmë të trajtohemi si të tillë.

Që nuk meritojmë të përçmohemi nga një kryebashkiak të cilit ky qytet i ka dhënë shanse shumë më tepër se ai ka përligjur.

Qyteti tani është në të drejtën e tij të kërkojë mbrapsht borxhin.

Borxh i krijuar me kaq mendjelehtësi e delir nga një kryebashkiak që edhe kur u kap në këtë megavjedhje, nuk pranoi përgjegjësi, nuk mbajti një qëndrim të vërtetë e të sinqertë, por si zakonisht u fsheh pas sulmeve banale ndaj Opozitës.

Protesta e të premtes nuk është për Partinë Demokratike, aspak. Eshtë për dinjitetin e të rinjve e të reja të këtij qyteti, të pensionistëve që nuk e kanë aspak jetën të lehtë, të mijëra sipërmarrësve që përpiqen shumë e paguajnë jo pak taksa, për gjithë familjarët që shlyejnë çdo muaj detyrimet për Bashkinë.

Thirrja e të Premtes është për ta çuar në vend nderin e nëpërkëmbur të Tiranës.

Secili banor ka vendin e tij në shesh, ka rolin e tij për të luajtur, ka integritetin e tij për të mbrojtur.

Secili ka për detyrë të nxisë sidomos të rinjtë, ata që janë e ardhmja e qytetit, të mos pranojnë asgjë më pak se transparencë, ndershmëri e llogaridhënie në drejtimin e Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here