Gjigandet britanike nisin spekulimet: Ndeshjet e Premier League do të luhen në “Wembley” dhe klubet të grumbulluara në të njëjtën qendër stërvitore!

0
95

Në Angli pandemia e koronavirusit ende nuk e ka arritur pikun e saj, por 20 klubet e Premier League duan që ta përfundojnë sezonin dhe po studiojnë mënyrën më të mirë për ta bërë këtë. Sipas asaj që raporton “The Sun”, kjo javë do të jetë vendimtare për përcaktimin e rifillimit, që sipas të gjitha gjasave pritet të jetë në qershor.

E sigurt është që do të luhet me dyer të mbyllura për të limituar rrezikun e infektimit, ndërsa sipas “Mirror”, FA ka ndërmend që të përdorë “Wembley”-n për të zhvilluar 4 ndeshje në ditë. “Reuters” nga ana tjetër tregon se se mund të jetë Qendra Kombëtare e Futbollit “St George’s Park” me 228 dhomat e hotelit dhe 13 fushat e futbollit ajo që do të vihet në dispozion të ekipeve për stërvitjet gjatë karantitës.

Nëse vërtetohet që nuk ka më rrezik për shëndetin, motoja do të jetë: “të përfundojmë sezonin”. Ndeshjet për t’u luajtur janë 92. Jo vetëm për presionin e FIFA-s, por edhe për paratë e shumta në lojë, sidomos ato të drejtës tv: nëse kampionati do të mbyllej para kohe, klubet do të detyroheshin të kthehenin 371 milionë paund te “Sky Sports” dhe 50 milionë te “BTSport”. Do ishte një goditje e rëndë dhe për klubin më të pasur anglez, që do të gunjëzohej prej kornavirusit.

Disa nga klubet e rëndësishëm i kanë lajmëruar lojtarët për rinisjen e stërvitjeve më 11 maj. Do të jenë tre javë përgatitjeje përpara sprintit final që pritet të kurorëzojë Liverpulin kampion pas 30 vitesh pritjeje, gjithnjë nëse do ta lejojë kornavirusi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here